1. Edhe këto janë fjalë të urta të Salomonit, të transkriptuara nga njerëzit e Ezekias, mbretit të Judës.
2. Është lavdi e Perëndisë të fshehësh një gjë, por është lavdi e mbretërve ta hetosh atë.
3. Qiejt për lartësinë e tyre, toka për thellësinë e saj dhe zemra e mbretërve janë të panjohshëm.
4. Hiq zgjyrën nga argjendi dhe ka për të dalë një enë për argjendarin.