20. Atij që mallkon të atin dhe të ëmën, llamba do t'i shuhet në terrin më të madh.
21. Trashëgimia e fituar me nxitim në fillim, nuk do të bekohet në fund.
22. Mos thuaj: "Do t'i përgjigjem së keqes me të keqen"; ki shpresë te Zoti dhe ai do të të shpëtojë.
23. Peshimi i dyfishtë është i neveritshëm për Zotin dhe peshorja e pasaktë nuk është një gjë e mirë.
24. Hapat e njeriut vijnë nga Zoti; si mund ta njohë, pra, njeriu rrugën e vet?
25. Është një kurth për njeriun të marrë një zotim pa e matur mirë dhe, mbasi ta ketë marrë, të mendohet.
26. Një mbret i urtë i shpartallon njerëzit e këqij dhe kalon mbi ta rrotën.
27. Shpirti i njeriut është llamba e Zotit, që vëzhgon tërë skutat më të fshehta të zemrës.
28. Mirësia dhe besnikëria ruajnë mbretin; ai e bën të qëndrueshëm fronin e tij me anë të mirësisë.