8. Sakrifica e të pabesëve është një neveri për Zotin, por lutja e njerëzve të drejtë i pëlqen atij.
9. Rruga e të pabesit është një neveri për Zotin, por ai do atë që ndjek drejtësinë.
10. Një qortim i rëndë pret atë që braktis rrugën e drejtë, ai që urren kritikën ka për të vdekur.
11. Sheoli dhe Abadoni janë para Zotit; ca më tepër janë zemrat e bijve të njerëzve!
12. Tallësi nuk e do atë që e kritikon; ai nuk shkon tek të urtët.
13. Një zemër e gëzuar e bën të lumtur fytyrën, por nga pikëllimi i zemrës fryma dërrmohet.
14. Zemra e njeriut me mend kërkon dijen, por goja e budallenjve ushqehet me marrëzi.
15. Të gjitha ditët e të varfrit janë të këqija, por për një zemër të kënaqur ka festë përherë.
16. Më mirë pak me frikën e Zotit, se sa një thesar i madh me shqetësime.
17. Më mirë një pjatë me perime në të cilën ka dashuri se sa një ka i majmur në të cilin ka urrejtje.