58. Tërë nethinenjtë dhe bijtë e shërbëtorëve të Salomonit ishin treqind e nëntëdhjetë e dy.
59. Këta qenë ata që u kthyen nga Tel-Melahu, nga Tel-Harsha, nga Kerub-Adani dhe nga Imeri; por ata nuk qenë në gjendje të tregonin shtëpinë e tyre atërore dhe pasardhësit e tyre, për të provuar në se ishin nga Izraeli;
60. bijtë e Delaiahut, bijtë e Tobiahut, bijtë e Nekodas, gjithsej gjashtëqind e pesëdhjetë e dy.
61. Midis bijve të priftërinjve: bijtë e Habajahut, bijtë e Hakotsit, bijtë e Barzilait, që kishte për grua një nga bijat e Barzilait, galaaditit, dhe që u quajt me emrin e tyre.
62. Këta kërkuan listën e tyre midis atyre të regjistruar në gjenealogjitë, por nuk e gjetën; prandaj u përjashtuan nga priftëria si të papastër.
63. Qeveritari i urdhëroi ata të mos hanin asgjë nga gjërat shumë të shenjta derisa të mos paraqitej një prift me Urim dhe Thumim.
64. Tërë asambleja përbëhej nga dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë veta.
65. Pa llogaritur shërbëtorët dhe shërbëtoret e tyre, që arrinin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë; midis tyre kishte gjithashtu dyqind këngëtarë dhe këngëtare.
66. Ata kishin shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,
67. katërqind e tridhjetë e pesë deve dhe gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.
68. Disa të parë të shtëpive atërore, kur arritën në shtëpinë e Zotit që është në Jeruzalem, dhanë bujarisht dhurata për shtëpinë e Perëndisë, në mënyrë që ajo të ngrihej përsëri në vendin e mëparshëm.
69. I dhanë thesarit të veprës, sipas mjeteve të tyre, gjashtëdhjetë e një mijë darikë ari, pesë mijë mina argjendi dhe njëqind veshje prifti.