1. Këta janë njerëzit e provincës që u kthyen nga robëria, midis atyre që Nebukadnetsari, mbret i Babilonisë, kishte çuar në robëri në Babiloni, dhe që u kthyen në Jeruzalem dhe në Judë, secili në qytetin e tij.
2. Ata që erdhën me Zorobabelin ishin Jeshua, Nehemia, Serajahu, Relajahu, Mardokeu, Bilshani, Mispari, Bigvai, Rehumi dhe Baanahu.
3. Bijtë e Paroshit, dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy.
4. Bijtë e Shefatiahut, treqind e shtatëdhjetë e dy.
5. Bijtë e Arahut, shtatëqind e shtatëdhjetë e pesë.
6. Bijtë e Pahath-Moabit, pasardhës të Jeshuas dhe të Joabit, dy mijë e tetëqind e dymbëdhjetë.
7. Bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër.
8. Bijtë e Zatuit, nëntëqind e dyzet e pesë.
9. Bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë.
10. Bijtë e Banit, gjashtëqind e dyzet e dy.
11. Bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tre.
12. Bijtë e Azgadit, një mijë e dyqind e njëzet e dy.
13. Bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë.
14. Bijtë e Bigvait, dy mijë e pesëdhjetë e gjashtë.
15. Bijtë e Adinit, katërqind e pesëdhjetë e katër.