3. Budallaçkat, kur morën llambat e tyre, nuk morën me vet vajin;
4. kurse të mençurat, bashkë me llambat, morën edhe vajin në enët e tyre.
5. Tani, duke qenë se dhëndri po vononte, dremitën të gjitha dhe i zuri gjumi.
6. Aty nga mesnata u dëgjua një britmë: "Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!".
7. Atëherë të gjitha ato virgjëreshat u zgjuan dhe përgatitën llambat e tyre.
8. Dhe budallaçkat u thanë të mençurave: "Na jepni nga vaji juaj, sepse llambat tona po na fiken".
9. Por të mençurat duke u përgjigjur thanë: "Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne e as për ju; më mirë shkoni te tregtarët dhe e blini".
10. Tani kur ato shkuan ta blejnë, erdhi dhëndri; virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.
11. Më pas erdhën edhe virgjëreshat e tjera, duke thënë: "Zot, zot, hapna".